Hamza pret në takimin Ragip Xhakën e strukturat e PDK’së në Zvicër: Kontributi i mërgatës për Kosovën kalon çdo kufi

22 nëntor 2025 | 19:47

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, është takuar me Rgip Xhakën dhe strukturat e kësaj partie që janë në Zvicër, me të cilët ka biseduar për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Hamza ka vlerësuar kontributin e mërgatës për Kosovën duke thënë se ky kontribut e tejkalon çdo distancë dhe kufi.

‘’Kontributi i mërgatës për Kosovën tejkalon çdo distancë dhe kufi.

Me Ragipin dhe strukturat e PDK-së në Zvicër biseduam për zgjedhjet e 28 dhjetorit, për forcimin e lidhjeve me atdheun dhe për rolin e pazëvendësueshëm të mërgatës në zhvillimin e vendit. Nder dhe respekt për angazhimin e tyre!’’, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën organizimin e ish-të burgosurve politikë, në qytetin e Gjakovës…