Hamza: Prioritet i qeverisjes në Mitrovicë për këtë vit mbetet konsolidimi financiar

14 shkurt 2022 | 16:26

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pritur në takim zëvendëskryeministren Emilija Rexhepi dhe ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Në këtë takim të pranishëm ishin edhe drejtori i Shëndetësisë, Fahri Shabani, drejtoresha e Arsimit, Drita Kadriu, drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës, Luljeta Zhubi, drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Fevzi Sylejmani, komandanti i Stacionit Jugor të Policisë, Ahmet Xhosha si dhe përfaqësues të komuniteteve.

Kryetari Hamza pasi i ka falënderuar për vizitën, të pranishmit i ka njoftuar për situatën me pandeminë, ofrimin e shërbimeve sikurse edhe gjendjen e komuniteteve jo shumicë.

“Komuna e Mitrovicës në kohë ka formuar asamblenë komunale, formimin e komisioneve konsultative dhe kompletimin e ekzekutivit. Po ashtu është formuar edhe nën-komiteti komunal për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, ku të gjithë akterët janë mobilizuar për një menaxhim sa më të mirë me virusin Covid-19”, ka thënë kryetari Hamza.

Nga kryetari Hamza është bërë me dije se komuna ka probleme me obligimet e prapambetura ndërsa prioritet i qeverisjes për këtë vit mbetet konsolidimi financiar.

Zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi, pasi ka falënderuar kryetarin Hamza për marrje të detyrës për të udhëhequr me Komunën e Mitrovicës ka potencuar se qëllimi i vizitës është për ta parë se si qëndrojnë komunat në përballje me pandeminë Covid-19 , për shërbimet mjekësore për komunitetet e ndryshme.

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se është i lumtur që sot ka mësuar drejtpërdrejtë për situatën me pandeminë, duke theksuar rëndësinë e vaksinimit të popullatës kundër Covid-19 si dhe marrjen e dozës së tretë nga qytetarët, sikurse edhe rëndësinë e zbatimit të masave në fuqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier është takuar të…