Hamza: Qytetarët janë lodhur, por besojnë te ndryshimi
06 qershor 2026
| 21:13
Lideri i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se gjatë këtyre javëve ka udhëtuar nëpër gjithë Kosovën.
“Kemi takuar punëtorë, mjekë, mësues, pensionistë, bujq, ndërmarrës, studentë, të rinj, gra e burra që çdo ditë e mbajnë këtë vend në këmbë. Kam dëgjuar shqetësimet e tyre. Kam parë lodhjen e tyre. Kam ndjerë zhgënjimin e tyre. Por mbi të gjitha, kam parë diçka shumë më të rëndësishme. Kam parë shpresë se Kosova mund të ndryshojë. Dhe sonte, nga ky shesh, dua t’i them secilit qytetar të Kosovës. Shpresa juaj është e drejtë. Ndryshimi është i mundur. Dhe ndryshimi fillon me votën tuaj”, ka thënë ai.



