Hamza: Rezerva aktuale shtetërore nuk e rrezikon stabilitetin makrofiskal

28 mars 11:46

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka raportuar para anëtarëve të Komisionit për Buxhet dhe Financa për shpenzimet e paparashikuara për vitin 2018.

Kryetari i këtij komisioni, Lumir Abdixhiku, ka thënë se paratë publike janë shpërndarë pa ndonjë nevojë të veçantë.

Ai ka kërkuar shpjegim se cilat janë projektet që më shumë se gjysma e rezervës shtetërore është harxhuar.

Po ashtu Abdixhiku ka kërkuar shpjegim nga Hamza për parashikimin e muajve të ardhshëm.

Ndërsa ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se çështja e harxhimit të rezervës shtetërore është ngritur nga vet ai dhe se nuk dallon shumë nga vitet paraprake.

“Ndihem mirë që jam para njerëzve profesionistë. Rezerva historikisht është harxhuar dhe në vitin 2016 ishte harxhimi më i madh sesa në 2017. Rezerva aktuale nuk e cenon stabilitetin makrofiskal. S’ka ndodhur asgjë më shumë në këtë qeveri. Për ‘Flakën e Janarit’ janë shpenzuar 54 850 euro, për shënimin e Pavarësisë janë shpenzuar 600 mijë euro dhe 50 për qind e rezervës për adresimin e KOST-it, problem që kjo qeveri e ka trashëguar”.

“Në 2017-n konsumatorët kanë humbur 14 mijë euro për shkak të kësaj gjendje. Shuma e ndarë ishte për evitim të problemit dhe jo për zgjidhje. Janë shpenzuar 100 mijë euro për ‘Epopenë e UÇK-së’, 120 mijë euro për 800 familje për komunitetin egjiptian, 50 mijë euro prapë për komunitete si dhe shuma për shënjimin e vijës shtetëror. Po ashtu dhe për restaurimin e Kishës në Prizren”, ka thënë Hamza, raporton “Epoka e re”.

Ministri Hamza ka thënë se kriteret për shpenzimet e rezervës shtetërore janë të përcaktuara me ligj.

(A.Mavraj)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një muaj më parë Heidi Klum ka bërë me dije…