Hamza: Shpreh keqardhje që kemi ardhur deri në këtë moment

06 mars 2026 | 14:19

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Bedri Hamza,  ka thënë pas takimit me presidenten Osmani se partia e tij ka qenë konstruktive që Kosova të ketë president të ri, mirëpo situata është si është.

“Shpreh keqardhje që kemi ardhur deri në këtë moment. Nuk ka pasur asnjë arsye, ka pasur më shumë sesa një alternativë. Përgjegjësia kryesore natyrisht se është mbi partinë fituese, partinë më të madhe, sepse ajo ka mundur t’i japë vendit president”, ka thënë ai.

I pyetur nëse partia e tij është e gatshme për zgjedhje, Hamza ka thënë se zgjedhjet janë të panevojshme, të lodhshme për qytetarët e Kosovës, dhe të kushtueshme, mirëpo asnjë parti politike nuk ka mundur t’i japë vendit president, përveç partisë fituese, Lëvizjes Vetëvendosje.

“Lëvizja Vetëvendosje me cilëndo prej partive politike ka mundur t’i japë vendit president. Megjithatë, meqë kemi mbërritur këtu, dhe tashmë është e qartë, ne po flasim për datën kur do të jenë zgjedhjet, meqë ato janë të pashmangshme, PDK-ja i ka strukturat, e ka organizimin, i ka të gjitha”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se mospjesëmarrja e…