Hamza: Si dëshmitari i fundit në Speciale, Clark ia dha një fund të fuqishëm këtij procesi të padrejtë

18 nëntor 2025 | 18:42

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas dëshmisë që dha për dy ditë me radhë në Hagë gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hamza ka thënë se si dëshmitari i fundit në Gjykatën Speciale, Clark ia dha këtij “procesi të padrejtë” një fund të fuqishëm, shkruan Reporteri.net.

“Dëshmia e tij riktheu fokusin te faktet dhe te parimi se liria e popujve është e patjetërsueshme. Narrativat e rreme ranë. Historia nuk rishkruhet’, ka shkruar Hamza.

Ai është shprehur i bindur se ish-krerët e UÇK’së do të lirohen.

“Liderët tanë të luftës dhe paqes së shpejti do të kthehen krenarë, mes familjeve dhe popullit të tyre, mes nesh në Kosovë”, thuhet në postimin e tij./Reporteri.net

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas humbjes së rëndë nga Norvegjia, e cila shtoi një…