Hamza: S’kemi kandidat për president pa marrëveshje paraprake, të gjitha janë spekulime

04 mars 2026 | 14:15

Para nisjes së mbledhjes të grupit parlamentar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza, ka thënë se ende nuk ka marrëveshje për çështjen e presidentit/es.

Se a kanë propozuar Justina Pula për kandidate për presidente, Hamza ka thënë se një gjë e tillë nuk është diskutuar.

“Jo nuk ka marrëveshje. S’kemi propozuar se s’kemi mbërri fare deri te propozimi. Ne kemi folur parimisht, kemi dashur me pasur vendi një president, urojmë që të ketë president. Ne kemi kërkuar që paraprakisht të dakordohemi që presidenti të zgjidhet i propozuar nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, një emër shumë dinjitoz, që s’do të thotë brenda strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës, por mund të jetë edhe jashtë strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës, që i ka atributet dhe kualitetet që duhet t’i ketë një president”, ka thënë Hamza.

Ai ka thënë se ende nuk kanë ftesë për ndonjë seancë “Nuk kemi kandidat, të gjitha janë spekulime. Partia Demokratike e Kosovës nuk ka kandidat për president pa marrëveshje paraprake. Jo, nuk kemi ftesë”, ka thënë Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekretuar sot…