Hamza takohet me Aliun në Ferizaj: Jemi bashkë në rrugëtimin e ri për një të ardhme më të mirë për Kosovën
21 nëntor 2025
| 14:11
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka vizituar të premten kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu.
Ai ka thënë se Ferizaj ka ndryshuar falë punës së Aliut.
Në këtë kontekst, Hamza ka thënë se janë bashkë në rrugëtimin e ri për një të ardhme më të mirë për Kosovën.
“Sot erdha për një vizitë te miku im, Agim Aliu. Ferizaj ka ndryshuar dukshëm falë punës së tij. Jemi bashkë në këtë rrugëtim të ri për një të ardhme më të mirë për Kosovën”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.



