Hamza takohet me kampionin shqiptar të boksit: Diaspora prodhon kampionë

23 dhjetor 2025 | 15:15

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka zhvilluar një takim me kampionin botëror WBC Middle East, Granit Bylygbashi, i njohur me nofkën “The Albanian Stone”.

Në një postim publik, Hamza ka vlerësuar rrugëtimin e boksierit nga Drenasi, i cili jeton dhe garon në Gjermani, duke theksuar lidhjen e fortë që ai mban me atdheun. “Një djalë nga Drenasi që jeton dhe garon në Gjermani, por zemrën e mban gjithmonë në Kosovë. Diaspora jonë prodhon kampionë!”, ka shkruar Hamza.

Takimi u shoqërua me mesazhin përbashkues të fushatës, duke nënvizuar rolin e diasporës në promovimin e vlerave sportive dhe kombëtare të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Link: https://www.facebook.com/share/p/19jU7WvTJr/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besart Zeqiri shpall te pavlefshme dëftesat e vitit I,II,III,IV dhe…