Hamza takon ambasadorin britanik, bisedojnë për nevojën e krijimit të institucioneve të reja

22 maj 2025 | 12:45

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër dhe kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në vendin tonë, Jonathan Hargreaves.

Hamza ka bërë me dije se me ambasadorin britanik ka biseduar për nevojën e krijimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Sot e prita ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves, me të cilën bisedova për nevojën e krijimit të institucioneve të reja në nivelin qendror dhe për zhvillimet politike në vendin tonë. Britania e Madhe është partnere strategjike e Kosovës dhe i jemi shumë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të saj”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, do të mbajë sot…