Hamza takon të dërguarin e BE-së, Sorensen: Theksohet nevoja për stabilitet institucional dhe integrim evropian të Kosovës

14 janar 2026 | 12:11

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen.

Hamza ka njoftuar se gjatë këtij takimi diskutuan për nevojën e konstituimit të institucioneve të reja, stabilitetin institucional dhe rëndësinë e rikthimit të Kosovës në agjendën e integrimit evropian.

“PDK-ja mbetet e përkushtuar për bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë në shërbim të paqes dhe stabilitet rajonal”, ka thënë Hamza pas takimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teksa banorët po qëndronin të gjithë së bashku një incident…