
Hamza thotë se gratë ndërmarrëse do ta gjejnë përkrahjen e munguar komunale
23 shtator 2021
| 12:45
Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka vizituar një biznes të vogël në këtë komunë që drejtohet nga Selvetja.
Gjatë këtij takimi, Hamza ka thënë se gratë ndërmarrëse me qeverisjen e PDK-së do ta gjejnë përkrahjen e munguar komunale.
“Gratë ndërmarrëse si Selvetja së shpejti do ta gjejnë përkrahjen e munguar komunale. Me vetiniciativë, ajo e ka krijuar biznesin e saj të vogël të prodhimit të ëmbëlsirave. Me grantet investive që do t’i ndajmë, çdo ndërmarrës në Mitrovicë do të mund t’i zgjerojë aktivitetet biznesore. Në qeverisjen time, asnjë mitrovicas nuk do të ndjehet i braktisur”, ka shkruar Hamza në llogarinë e vet në “Facebook”.