Hamza tregon nëse PDK-ja do të bëjë ndonjë koalicion parazgjedhor

30 prill 2026 | 14:11

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka thënë se kësaj partie i konvenon cilado datë për zgjedhje që do të përcaktohet brenda afatit kushtetues.

Ai ka thënë se sot do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga u.d e presidentes, Albulena Haxhiu, ku do të diskutohet për këtë çështje.

“Do t’i përgjigjem ftesës së  u.d të presidentes sepse e respektoj institucionin. Për ne është e pranueshme cilado datë brenda vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Hamza për “T7”.

I pyetur për koalicionet e mundshme parazgjedhore, Hamza ka thënë se PDK-ja do të shkojë si parti politike dhe se të gjithë ata që dëshirojnë t’i bashkohen listës janë të mirëseardhur.

“Ne do të bisedojmë, mirëpo do të shkojmë si PDK dhe brenda listës së PDK-së janë të mirëpritur edhe të tjerët”, ka thënë Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka fajësuar Lëvizjen Vetëvendosje për…