Hamza tregon se a u pajtuan Lladrovci me Lushtakun
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza, ka folur sonte në emisionin Rubikon edhe rreth raporteve të Ramiz Lladrovcit dhe Sami Lushtakut.
Hamza në Klan Kosova deklaroi se bashkarisht do ta arrijnë që PDK-ja ta formojë dhe të udhëheq me Qeverinë e re të Kosovës.
“Unë jam i bindur që do ta maksimalizojmë votën sikurse edhe në zgjedhjet e kaluara që si Parti Demokratike të Kosovës i kemi fituar 20 mijë vota në Drenas, e pres këtë rezultat, ndoshta edhe me rritje. Nuk është e lehtë me u arritë, por do të ketë impakt edhe në gjitha komunat e tjera të Kosovës”, deklaroi Hamza.
Lideri i PDK-së theksoi se Ramiz Lladrovci asnjë s’ka deklaruar që s’është PDK, por edhe s’ka pasur ndonjë vendim që ai të largohet nga PDK-ja.
Para disa ditësh lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, takoi kreun e Drenasit dhe të PDK-së për t’i pajtuar ata.



