Hamza uron Thaçin: Një ditëlindje tjetër larg familjes, atje ku po peshohet historia jonë me padrejtësi

24 prill 2025 | 10:50

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza ka uruar ish-presidentin Hashim Thaçi për ditëlindje.

Hamza në një shkrim në ‘Facebook’, ka thënë se kjo është një ditëlindje tjetër larg familjes.

“Një ditëlindje tjetër e presidentit në Hagë. Një ditëlindje tjetër larg familjes, miqve dhe Kosovës, atje ku tani po peshohet historia jonë me padrejtësitë mbi ata që i bartën proceset kryesore nëpër të cilat kaluam si vend e popull. Gëzuar ditëlindjen, PRESIDENT! U gëzofshim sa më shpejt të gjithë, ju, ne e Kosova, me lirimin dhe rikthimin tuaj në mesin tonë!”, ka shkruar Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka reaguar…