
Hana Botanics – Fuqia e bimëve medicinale organike, tani edhe në Kosovë
Për herë të parë në Kosovë, produktet e kujdesit natyral me bazë bimore vijnë nga Hana Botanics – një brand vendor i specializuar në kremra nga bimë medicinale organike të certifikuara. Në lokalin tonë në Prishtinë, rruga “UÇK”, do të gjeni kujdesin që lëkura juaj meriton tërësinë natyrale, pa kimikate, dhe me përbërës të përzgjedhur me kujdes nga natyra.
Njoftimi i plotë i “Hana Botanics”: Edhe një ëndërr e bërë realitet
Në jetë shpesh duhet të marrim vendime të mëdha. Unë vendosa që për disa vite t’i përkushtohem plotësisht familjes sime dhe kujdesit për fëmijët. Nuk ka qenë gjithmonë e lehtë, por ka qenë zgjedhja më e bukur dhe më e vlefshme.
Tani ka ardhur koha për një hap të ri dhe këtë e bëj duke qenë prapë pranë tyre. Bashkë me fëmijët e mi kemi vendosur të fillojmë Hana Botanics, një brand me produkte vendore, natyrale të punuara me dashuri: kremra, çajra, sprej për flokë e fytyrë dhe shumë të tjera.
Ky biznes është mënyra ime për të ndërtuar diçka timen, pa e ndjerë fëmijët mungesën time.
Është dëshmi që një nënë mund të jetë njëkohësisht e pranishme për familjën dhe e fortë për të ndjekur ëndrrat e saj. Mund të jemi nëna, mund të jemi amvise, mund të jemi edhe sipërmarrëse, të gjitha këto së bashku. Dhe kjo është forca jonë më e madhe.
Hana Botanics është rugëtim i ri, i lindur nga dashuria për familjën dhe natyrën. Ju ftoj me zemër të bëheni pjesë e kësaj bote të pastër dhe të bukur. Ju faleminderit për çdo mbështetje në këtë fillim të ri!
https://www.facebook.com/share/17QVzp4oNS/?mibextid=wwXIfr