
HANDIKOS lanson video informuese rreth shërbimeve që ofron QPS për fëmijët në nevojë
23 dhjetor 2021
| 13:18
HANDIKOS sot ka lansuar videon informuese dhe promovuese të shërbimeve që ofron Qendra për Punë Sociale në Kosovë (QPS), e cila është institucion profesional dhe administrativ i nivelit komunal, kompetent për mbrojtjen e qytetarëve në nevojë sociale.
Kjo video mbi të gjitha ka për qëllim që të informojë komunitetin rreth shërbimeve që ofron QPS, specifikisht për fëmijët në nevojë, në rastet kur janë viktima të dhunës në familje, nuk vijojnë procesin mësimor etj.
Gjeni më poshtë linkun e videos:
https://www.facebook.com/362362497178714/videos/506944263832704