Hapen për qarkullim rrugët që u bllokuan si pasojë e rrëshqitjeve të dheut

20 janar 2023 | 16:34

Përveç situatës me vërshime, në disa zona mbrëmë ka pasur edhe rrëshqitje të dheut dhe bllokim të qarkullimit në disa rrugë nacionale.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka njoftuar se pas koordinimit dhe angazhimit ndërinstitucional, në orët e para të mëngjesit janë hapur të gjitha rrugët dhe tanimë të gjitha janë të qarkullueshme.

“Që nga fillimi i reshjeve të shumta të shiut me ç’rast dje gjatë ditës dhe mbrëmë u përballëm me vërshime në disa rajone të vendit tonë, Qendra Operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka ngritur nivelin e angazhimit dhe ka vijuar me koordinimin e të gjitha institucioneve në përballimin më të lehtë të kësaj situate”, ka njoftuar MPB-ja.

Njësitë Profesionale të Zjarrfikësve në bashkëveprim me Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë arritur të evakuojnë familje që kanë qenë të bllokuar apo në rrezik potencial.

Me kërkesë të Komunës së Mitrovicës, Agjencioni i Menaxhimit Emergjent ka dërguar ekipin e pompimit me kapacitet të lartë për intervenim, ndërsa është dërguar edhe një cisternë uji për furnizim me ujë të pijes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Ballkani është përforcuar me Lorenc Trashin. Klubi nga Suhareka…