Hapësira ajrore e Kosovës nesër mbushet me helikopterë të KFOR-it

24 shkurt 2021 | 22:55

Misioni ndërkombëtar KFOR, nesër do ta zhvillon një stërvitje të madhe në të gjithë territorin e Kosovës.

KFOR-i do të zhvillojë një stërvitje rutinore trajnimi që përfshinë helikopterë të shumtë në të gjithë Kosovën.

Në komunikatën për media thuhet se ushtrimi do të përqendrohet në sigurimin e ndërveprimit ndërmjet të gjithë anëtarëve të KFOR-it dhe kombeve partnere.

“KFOR-i do të zhvillojë një stërvitje rutinore trajnimi që përfshinë helikopterë të shumtë në të gjithë Kosovën gjatë ditës së nesërme, me 25 shkurt 2021. Ushtrimi do të përqendrohet në sigurimin e ndërveprimit ndërmjet të gjithë anëtarëve të KFOR-it dhe kombeve partnere, në përputhje me mandatin e KFOR-it nga Rezoluta 1244 e Keshillit te Sigurimit te KB te vitit 1999 për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurtë si dhe lirinë e lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve në Kosovë”, thuhet në njoftim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish deputetja e LDK-së, Melihate Termkolli, ka thënë se Ibrahim…