Hapet afati kalimtar në basketboll

15 gusht 2025 | 13:07

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar se hapit kalimtar në basketboll fillon më 18 gusht dhe do të zgjasë deri më 29 gusht.

“Nga 18 gusht, hapet afati kalimtar në basketboll. Afati do të zgjasë deri më 29 gusht për lojtarët/et vendorë/e dhe të huaj/a. Klubet që regjistrojnë lojtarë të huaj duhet të dorëzojnë: Fletëpagesën në llogari të FBK-së: pasaportën, deklaratën personale (self declaration), informacion për klubin e fundit, shtetin dhe menaxherin”, ka njoftuar FBK-ja.

Federata e Basketbollit ka paralajmëruar se edicioni i ri pritet të jetë mjaft interesant, ku skuadrat vetëm sa kanë filluar me përforcime, varësisht nga synimet që kanë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë Albi Kurti, i shoqëruar nga ministrja në…