Hapet ankandi për targën “ZH 100”

03 nëntor 2022 | 20:56

160.000 franga janë ofruar për këto targa dhe gara në ankand vazhdon

Konsiderohet moment historik për një kategori dashamirës të makinave të Cyrihut: zyra e trafikut rrugor të qytetit të Cyrihut ka nxjerrë në ankand targën “ZH 100” – që është targa me numrin më të vogël në kanton, transmeton albinfo.ch.

Ofertimi ka qenë i hapur që nga mëngjesi i së enjtes në orën 7 të mëngjesit – dhe ofertuesit tashmë po bëjnë një betejë të ashpër: vetëm dy orë e 20 minuta pas fillimit të ankandit, çmimi ishte tashmë 100,000 CHF! Ndërsa në orën 18.30 ai kishte arritur në më shumë se 160,000, shkruan 20minuten.ch.

Vetëm që nga viti 2018 kanë nisur të jepen targa treshifrore për makina të zakonshme në kantonin e Cyrihut. Këto jepen ekskluzivisht përmes ankandeve. Deri më sot “ZH 499” ka qenë numri më i ulët, i pranishëm në rrugë. Në ankandin e vitit 2020, kjo targë kishte arritur të shitej për 52,000 franga.

Por ky çmim është tejkaluar dukshëm: 194,000 CHF janë paguar për targat  “ZH 888”, po në 2022, transmeton albinfo.ch. Kjo e bën atë targën më të shtrenjtë të shitur në ankand në Cyrih.

Ndërkaq, në nivel të Zvicrës, më së shtrenjti është paguar targa “ZG 10” (Zug, viti 2018), për të cilën është paguar 233,000 CHF.

Së shpejti duhet të qartësohet nëse targa “ZH 100” mund të vendosë një rekord të ri. Ankandi zgjat deri më 9 nëntor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ballkani e ka përmbyllur me humbje aventurën në Ligën e…