Hapet aplikimi në programin për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë elektrike 2025 – 2026

13 tetor 2025 | 16:09

Nga 13 tetori qytetarët mund të aplikojnë për subvencionim të energjisë përmes platformës eKosova, tek Shërbimet – Grante dhe Subvencione përmes linkut në vijim:  https://ekosova.rks-gov.net/562.

Familjet që kanë aplikuar vitin e kaluar nuk kanë nevojë të riaplikojnë, pasi të dhënat e tyre janë bartur automatikisht për vitin 2025.

“Megjithatë, nëse keni ndryshuar ndonjë informacion, si numri i anëtarëve të familjes, vendbanimi apo njehësori elektrik, ato mund t’i përditësoni lehtësisht në të njëjtin formular, duke bërë ndryshimet dhe më pas duke klikuar ‘Apliko’”, ka njoftuar Ministria e Financave.
Ky program synon të mbështesë familjet më të cenueshme gjatë stinës së dimrit për të lehtësuar përballjen me shpenzimet e energjisë elektrike.

Kriteret kryesore të përfitimit: Shtetas të Republikës së Kosovës; Të ardhura deri në 150 euro për anëtar; Pasuri të paluajtshme deri në 100,000 euro.

Subvencioni realizohet sipas formulës së përllogaritjes e cila është e bazuar në të ardhurat mesatare të familjes dhe lartësisë faturës së energjisë elektrike për muajin përkatës.

“Aplikimi mbetet i hapur për 6 muaj, por ftojmë të gjithë aplikuesit e rinj dhe ata të vitit të kaluar që kanë ndryshime në të dhënat e tyre që të aplikojnë në muajin tetor pasi pagesat në mënyrë retroaktive nuk do të realizohen”, ka njoftuar Ministria e Financave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), e sheh me shqetësim…