Hapet aplikimi për rreth 20 mijë maturantë për testin e Maturës Shtetërore
01 qershor 2026
| 12:06
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se ka filluar procesi i aplikimit për Provimin e Maturës Shtetërore për maturantët në të gjithë vendin.
Sipas njoftimit në “Facebook”, aplikimi bëhet përmes platformës “eKosova” dhe do të jetë i hapur nga 1 qershori deri më 12 qershor 2026.
“Ftohet të gjithë maturantët që të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar dhe të sigurohen që gjatë procesit të aplikimit të verifikojnë me kujdes saktësinë e të dhënave të tyre personale dhe shkollore”, ka njoftuar Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Ndërkohë, 20 mijë maturantë do i nënshtrohen testit parauniversitar.



