Hapet edhe një vendkalim kufitar në mes Kosovës dhe Maqedonisë

16 korrik 2021 | 16:26

Të dielën hapet vendkalimi kufitar në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, në pikën Restelicë-Strazimir

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate për media ka njoftuar se të dielën, më 18 korrik, duke filluar nga ora 12:00 do të mbahet ceremonia e hapjes së vendkalimit kufitar në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, në pikën Restelicë-Strazimir.

Ftojmë mediat të marrin pjesë duke respektuar masat për parandalimin e pandemisë me Covid-19, thuhet në komunikatën e lëshuar për medie nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se Ministria e Arsimit ka hequr…