
Hapet hoteli Ayaan Zalaat në Ulaanbaatar, kryevepër e projektuar dhe ndërtuar nga Mabetex Group
“Me krenari njoftojmë hapjen e Hotelit Ayaan Zalaat në Ulaanbaatar, një kryevepër e projektuar dhe ndërtuar nga Mabetex Group.”, ka thënë Emin Pacolli, perfaqësuesi i Mabetex Groupit.
“Ky hotel i jashtëzakonshëm, tashmë pjesë e rrjetit prestigjioz Leading Hotels of the World, përfaqëson komfortin, luksin dhe ekskluzivitetin në çdo detaj. Ayaan Zalaat nuk është vetëm një hotel, por një destinacion që bashkon frymën moderne me trashëgiminë kulturore të qytetit.
Në këtë projekt u përfshinë profesionistë nga mbi 20 kombësi, duke e kthyer Ulaanbaatarin në atë që gjithmonë ka qenë: një qendër multikulturore ku talenti dhe kultura ndërthuren për të krijuar diçka të jashtëzakonshme.
Me këtë arritje, Mabetex Group dëshmon edhe një herë kapacitetin dhe prestigjin e tij: të realizojë projekte madhështore me efikasitet dhe perfeksion, edhe 5.000 apo 10.000 kilometra larg selisë qendrore.
Falënderoj Allahun për mundësinë, gjithë stafin e mrekullueshëm për përkushtimin, dhe mbi të gjitha, mbështetjen e pakursyer të Bacit Behgjet, vizioni i të cilit frymëzoi këtë projekt e bëri realitet.
Një falënderim i posaçëm shkon për familjen Nyamtaishir dhe Korporatën MAK, të cilët me vizionin, përkushtimin dhe dashurinë për vendin e tyre, investuan pa kursim për mirëqenien, infrastrukturën dhe ngritjen e turizmit kombëtar. Falë kësaj familjeje vizionare, jo vetëm që u mundësua ky bashkëpunim i madh, por sot, në këtë hotel luksoz, valojnë krenarë edhe dy flamujt e kombit tonë, përkrah flamujve të fuqive më të mëdha botërore, së bashku me logon dhe simbolin e Mabetex Group, një dëshmi e miqësisë, bashkëpunimit dhe suksesit të përbashkët.”, thuhet në njoftimin e Pacollit.
https://www.facebook.com/share/v/1F9Hb62WvX/?mibextid=wwXIfr