Hapet konkurs për 200 profesionistë shëndetësorë që do të merren me menaxhimin e pandemisë

17 qershor 2020 | 09:23

Ministria e Shëndetësisë ka hapur konkurs për rekrutimin e 200 profesionistëve shëndetësor.

Hapja e konkursit është bërë në funksion të menaxhimit të pandemisë së koronavirusit në Kosovë.

Njoftimin për hapjen e konkursit e ka bërë vet ministria e Shëndetësisë.

“Konkursi për rekrutimin e 200 profesionistëve shëndetësor në funksion të manaxhimit të pandemisë Covid-19”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Se do të hapej një konkurs i tillë, e kishte paralajmëruar para disa ditësh edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Konkursin e plotë të shpallur nga MSH-ja mund ta gjeni duke klikuar këtu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, përmes një postimi…