Hapet konkursi për komisioner të Agjencisë për Informim dhe Privatësi

20 prill 2021 | 10:59

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes në mbledhjen e mbajtur të martën ka vendosur për hapjen e konkursit për komisioner të Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Kryetari i këtij komisioni, Bekë Berisha, ka thënë se në bazë të ligjit komisioneri zgjidhet kandidati që merr numrin më të madh të votave.

Me këtë rast, ai ka propozuar që të hapet konkursi për këtë pozitë. Me një propozim të tillë është pajtuar deputeti i Vetëvendosjes, Enver Dugolli.

Edhe deputeti i PDK-së, Elmi Reçica ishte për, që të shpallet konkursi, duke thënë se vonesat në këtë proces do të ishin të dëmshme.

Pas debatit, me 6 vota për 2 kundër është vendosur që në panelin vlerësues për zgjedhjen e komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi të jenë anëtarët e Komisionit për Çështje dhe Siguri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kohët e fundit është kthyer në debat bindja fetare e…