Hapet kufiri në pikën kufitare Hani i Elezit për automjete, por mbetet i mbyllur për mallra

09 korrik 2025 | 20:19

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pika kufitare në Hani të Elezit është rihapur për qarkullim në hyrje-dalje për të gjitha automjetet.

Sipas njoftimit zyrtar, lëvizja është lejuar për të gjitha kategoritë e automjeteve, ndërkohë që Terminali Doganor vazhdon të mbetet i mbyllur për qarkullimin e automjeteve që bartin mallra.

Autoritetet theksojnë se për çdo informacion shtesë do të ketë njoftime në kohë reale.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Situata në Kosovë mbetet e bllokuar, ndërsa heqja e mandateve…