Hapet kuzhina popullore në Prishtinë për qytetarët në nevojë

28 dhjetor 2018 | 19:52

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se nga dita e premte ka filluar të punojë kuzhina popullore për qytetarët në nevojë, e cila do të ofrojë ushqim çdo mbrëmje.

“Filluam me sukses Kuzhinën Popullore për më shumë solidaritet, barazi e mirëqenie. Falënderoj gjithë ata që punuan që kjo të realizohet, drejtorinë e mirëqenies, dhe stafin e Kuzhinës Qendrore. Falënderim i veçantë për punëtoren e palodhshme të Kuzhinës Qendrore znj. Fatime që edhe sonte u kujdes për ushqimin. Falënderim edhe për bizneset #Bonita, #Brezovica dhe #ferfer Shihemi nesër!”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismili, ka reaguar ndaj Lidhjes Demokratike…