Hapet pika shkollore e radhës, tani në Jonschwill të kantonit të St. Gallen-it

20 dhjetor 2021 | 13:27

E vërtetë që jetojmë larg atdheut por ruajtjen e gjuhës amtare e kemi obligim moral dhe kombëtar. Prandaj në përpjekjet e vazhdueshme së bashku me Ambasadën e R. së Shqipërisë, në Bernë të Zvicrës, Shkolla shqipe në Zvicër ka arritur gjatë këtij viti të hap dhjetëra e dhjetëra pika shkollore ku fëmijët shqiptarë kanë filluar të mësojnë gjuhën e nënës.

Nxënësit  e shkollës shqipe në Jonschwil të Kantonit të St. Gallen-it së bashku me mësuesen e tyre Nedreta Ademi

Gjatë 2-3 javëve të fundit, edhe pse në kushte pandemie, në bashkëpunim me prindërit arritëm të hapim dyert e shkollës shqipe për fëmijët shqiptarë në këtë komunë. Një kontribut të çmueshëm ka dhënë veprimtari Basri Zeneli, i cili njihet në këto anë për aktivitetin e  tij kombëtar. Edhe në javët në vazhdim do të vazhdohet me informimin  e prindërve shqiptarë të këtij rajoni për arsye se rregullat e pandemisë kanë penguar në organizimin e mbledhjeve prindërore apo takimeve me karakter informativ.

Nxënës të shkollës shqipe në Jonschwill, iu bëjnë thirrje bashkëmoshatarëve të tyre që edhe ata t`i vijojnë mësimet në gjuhën shqipe

Mësimi në këtë pikë shkollore zhvillohet çdo të mërkure nga ora 13:15 – 15:00 në shkollën “Primarschule Schwarzenbach”, adresa Schulstrasse 14, në  Jonschwil të Kantonit të St. Gallen-it. Për të gjithë të interesuarit është dhënë edhe orari i shkollës shqipe, me qëllim që prindërit, fëmijët e tyre t`i orientojnë për të ndjekur mësimet në gjuhën amtare.

“Shkolla Shqipe – Zvicër”- Dr. Vaxhid Sejdiu – koordinator.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur sot…