Hapet rruga për ndërtimin e Qendrës Emergjente në QKUK
10 prill 2026
| 14:02
Tanimë është hapur rruga për ndërtimin e Qendrës Emergjente në QKUK. Lajmin e ka bërë me dije ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
“Pas shumë sfidave, i është dhënë dritë e gjelbër Ministrisë për vazhdimin e punimeve. Sot kam nënshkruar kontratën, sipas së cilës Qendra Emergjente pritet të përfundojë brenda 30 muajsh”, ka shkruar Vitia në Facebook.



