Hapet seminari për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare

18 gusht 2025 | 11:54

Në Prishtinë është hapur Seminari i 43-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

Në ceremoninë solemne ka marrë pjesë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka theksuar rëndësinë e gjuhës shqipe si themel i identitetit kombëtar dhe si organizëm i gjallë që ruan kujtesën dhe subjektivitetin njerëzor.

“Të gjithë bashkë e jetojmë te tashmen e gjuhës sonë dhe do të vazhdojë edhe jo për shumë vite, por për shumë dekada. I përmbahem thënies në hapjen e seminarit duke theksuar se intimiteti i marrëdhënies se gjuhës do të jetë përherë çështje e njerëzimit. Gjuha nuk është vetëm komunikim, por komunikim i subjektivitetit, kujtesës dhe kujtim qenësor. Gjuha është themeli më solid i imagjinatës njerëzore.

Gjuha është organizëm i gjallë që frymon në çdo cep dhe në çdo kohë. Pasuria jonë shoqërore dhe shtetërore entuziazmi ynë me gjuhën shqipe duhet vetëm të rritet. Shpreh gatishmërinë time për mbështetjen për të arritur këtë qëllim. Është forcuar tradita e olimpiadës së gjuhës shqipe , duke nxitur drejtshkrimin dhe leximin. Kemi mbështetur edhe seminarin e diasporës. Këto nisma janë bazë e qëndrueshme, duke e vënë atë në qendër të edukimit dhe identitetit kombëtar. Është ky seminar që i dedikohet gjuhës, por lashtësia jonë lidhet me tiparin tonë themelor, por është edhe vetë faktori qenësor i lashtësisë sonë. Ne do të vazhdojmë me mbështetje”, ka thënë Kurti.

Ndërsa rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, ka njoftuar se ky seminar do të mbledh 200 studiues vendës dhe ndërkombëtarë, do të zhvillojë sesione shkencore dhe kulturore kushtuar gjuhës, letërsisë dhe trashëgimisë shqiptare.

“Duhet të mendojmë edhe për historinë e gjuhës. Për kohë të gjatë ka qenë gjuhë e ndaluar që nga pushtuesit e Perandorisë Osmane. Është gjuha ajo çka na përbashkon. Në vitet e ‘90 e dimë që gjuha shqipe në Kosovë ishte e ndaluar. Ne jemi si universitet krenar që jemi nikoqirë të kësaj ngjarjeje të rëndësishme. 200 studiues pritet të marrin pjesë në këtë seminar. Kur e shohim seminarin e shohim se ka pasur prurje të reja shkencore”, ka thënë Hajrullahu. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Me logon e re të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI)…