Hapet sezoni veror 2026 në Shqipëri, ‘Sharr Travel’ ofron zbritje deri në 30%

14 mars 2026 | 12:23

Me rastin e Ditës së Verës, kryetari i Shoqatës së Turizmit në Kosovë, Ruzhdi Kurtishaj, përmes një konference për media në Durrës të Shqipërisë ka hapur sezonin turistik veror “Vera të thërret – Shqipëria të mirëpret”.

Ai tha se për këtë sezon, kompania Sharr Travel, e cila shënon 30-vjetorin e saj, do të ofrojë zbritje deri në 30% për klientët dhe synon të tejkalojë shifrën gjashtëshifrore të udhëtarëve.

Kurtishaj shtoi se promovimi do të vazhdojë në destinacionet kryesore bregdetare, përfshirë Vlorën, Sarandën, Ksamilin, Shëngjinin, Velipojën dhe Ulqinin, duke e bërë sezonin veror tërheqës jo vetëm për turistët nga Kosova, por edhe nga e gjithë Europa.

“Sot, në Ditën e Verës, po e nisim zyrtarisht sezonin veror këtu në Durrës, në një nga resortet shumë të mira, Hotel Bonita. Në të njëjtën kohë po hapim edhe fushatën turistike “Vera Thërret – Shqipëria të mirëpret”, së bashku me Sharr Travel, agjensionin më të madh mbarë-shqiptar të udhëtimeve dhe paketave turistike. Nga brigjet e Durrësit do të vazhdojmë promovimin edhe në destinacionet tjera të bregdetit si Vlora, Saranda, Ksamil, Shëngjini, Velipoja dhe Ulqini – kudo ku flitet shqip dhe ku pushimet shqiptare janë bërë gjithnjë e më të kërkuara”, tha ai.

Ai shtoi se kompania ka ofruar oferta promocionale ekonomike me çmime speciale për Bajramin dhe për diasporën.

“Sharr Travel është gati për sezonin veror, me oferta të shumta dhe me bashkëpunime me resortet dhe hotelet më të mira në bregdetin shqiptar. Me afrimin e Bajramit kemi edhe oferta promocionale ekonomike me çmime speciale, të cilat mund të rezervohen përmes Sharr Travel. Këtë vit kompania shënon edhe 30-vjetorin, dhe me këtë rast kemi lansuar oferta me deri 30% zbritje, si falënderim për klientët tanë besnikë. Vetëm vitin e kaluar kemi pasur mbi 80 mijë klientë, ndërsa këtë vit synojmë ta kalojmë shifrën gjashtëshifrore të udhëtarëve. Gjithashtu kemi oferta të veçanta edhe për diasporën, në hotelet më luksoze të bregdetit shqiptar, me 10% zbritje dhe dhoma deluxe për rezervimet e bëra deri më 30 mars 2026. Sa më herët të bëhen rezervimet, aq më shumë përfitime dhe çmime më të mira do të ketë për pushuesit”.

“Siç dihet tashmë, Sharr Travel është një nga kompanitë më të mëdha të turizmit në Kosovë dhe bashkëpunon me resortet më prestigjioze në bregdetin shqiptar. Prandaj i ftojmë të gjithë që të përfitojnë nga early booking, që ndihmon shumë si në aspektin financiar, ashtu edhe në sigurimin e dhomave dhe çmimeve më të mira për pushimet verore”, tha ai.

Jasin Eker, menagjer Gjeneral, tha se partneriteti me Sharr Travel dhe resortet shqiptare do të sjellë rezultate të mira për sezonin.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu me ju, si dhe me Sharr Travel dhe Blue Travel. Ne krenarisht e quajmë hotelin tonë një parajsë dhe jemi të kënaqur që fillojmë këtë bashkëpunim me agjencitë tuaja. Jemi të bindur se kjo partneritet do të sjellë rezultate të suksesshme dhe se do të kemi një sezon dhe një vit shumë produktiv”, tha ai.

Managjer i Restoranteve, Riza Hasanago, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit afatgjatë me Sharr Travel.

“Hotelet Bonita, Klasik edhe Luxury, hotel që neve kemi aktiv, ka një bashkëpunim afatgjatë me Sharr Travel. Afatgjatë dhe të suksesshëm deri më sot. Dhe shpresojmë dhe mendojmë që do jetë akoma më mirë në vazhdim, ashtu sikurse edhe zotëri Ruzhdiu e theksoi që janë dhomat me garancinë të marrë këtë marrëveshje. Po. Neve kemi vite që bashkëpunojmë dhe njihemi po ashtu bashkë me me zotërinë. Harta e vizitorëve në hotelet tona ndër vite është zgjeruar. Përveç se Kosovës është shtrirë edhe në gjithë Europën, vizitorët tek neve janë shtrirë gjithandej. Dhe kemi akses pothuajse gjatë gjithë vitit, jo vetëm sezonal”, tha ai.

Ai gjithashtu përmendi se baza kryesore e vizitorëve janë qytetarët e Kosovës dhe roli i Sharr Travel në këtë sukses.

“Po, por këtë duhet ta theksoj, bërthama e këtyre vizitorëve tanë është Kosova, Dardania do të thosha. Kjo është edhe lokomotiva bashkë me me Sharr Travel që e kanë udhëhequr dhe e kanë mundësuar bashkë me hotelet tona për të qenë të suksesshëm. Hotelet tona kanë kapacitete shumë të mëdha: Klasik që shkon deri në rreth 1000 shtretër dhe Bonita Luxury që shkon në rreth 1200 në kapacitete akomoduese, me shërbime All-inclusive, A la carte, bregun e detit, domethënë kemi akses direkt në bregdet. Këto janë facilitetet që neve i kemi dhe kanë funksionuar shumë mirë”, tha ai.

https://www.facebook.com/share/v/1EVzyXRTH8/?mibextid=wwXIfr

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin në Mitrovicën e…