Hapet sot KosovaPAR2025, Konferenca Ndërkombëtare për Administratë Publike

03 shtator 2025 | 08:21

Sot në Bibliotekën Universitare të Kosovës do të hapet sesioni i tretë i Konferencës Ndërkombëtare për Administratë Publike – KosovaPAR2025, e organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Konferenca e sivjetme zhvillohet në kuadër të një formati të gjerë me 14 panele diskutimi, 2 sesione kryesore dhe 1 tryezë të rrumbullakët, duke adresuar sfidat dhe mundësitë në administratën publike në raport me zhvillimet teknologjike.

Tema qendrore e këtij viti është:

“Capacity in Public Administration for or through AI?”
(“Kapaciteti në Administratën Publike përmes apo nëpërmjet Inteligjencës Artificiale?”)

Konferenca synon të ofrojë një platformë ndërdisiplinore për të diskutuar rolin e inteligjencës artificiale në transformimin e administratës publike dhe për të nxitur shkëmbimin e përvojave ndërmjet institucioneve, studiuesve dhe praktikuesve.

Ministria e Punëve të Brendshme ka ftuar përfaqësuesit e mediave të marrin pjesë dhe të mbulojnë këtë ngjarje me rëndësi për reformën dhe modernizimin e administratës publike në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, ka bërë një deklaratë të…