Hapet thirrja për mbështetje financiare të bizneseve në Skenderaj

25 janar 2019 | 14:00

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt është mbajtur sesioni informues me qytetarë, ku është hapur thirrja për aplikim për mbështetje financiare, për bizneset e reja dhe ato ekzistuese, nga granti i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, u ka bërë thirrje qytetarëve të aplikojnë me projekt-propozime për hapje të bizneseve. “Ju inkurajoj të gjithë juve që keni ide për hapje të biznesit, që ta shfrytëzoni këtë mundësi dhe të aplikoni për përkrahje financiare nga Ministria e Zhvillimit Rajonal”, është shprehur Jashari.

Qëllimi i kësaj thirrjeje, është zhvillimi socio-ekonomik rajonal përmes zhvillimit të ndërmarrësisë.

Ministria e Zhvillimit Rajonal synon që përmes granteve t’i mbështesë bizneset e reja dhe ato ekzistuese, që synojnë krijimin e vendeve të reja të punës dhe rrjedhimisht zvogëlimin e papunësisë për të rinjtë e Skenderajt.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Heerenveenit e ka zbuluar të ardhmen e yllit…