Hapja e kapitujve me BE-në, Ahmeti: Arritje e jashtëzakonshme, një bravo e madhe për Shqipërinë dhe Edi Ramën

17 nëntor 2025 | 11:40

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka përgëzuar Shqipërinë për hapjen e të gjithë kapitujve për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).

Për këtë sukses, Ahmeti ka thënë se një bravo e madhe shkon për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Arritje e jashtëzakonshme, një bravo e madhe për Shqipërinë, bravo Edi.  Vërtetë për shqiptarët, dielli lind në perëndim. Shqipëria arriti që për 12 muaj të hap të gjithë kapitujt negociues të ndarë në 6 grupëkapitujsh, që në vete përbën rekord mbresëlënës. E ardhmja evropiane është rruga e vetme për shqiptarët dhe për të gjithë të tjerët në Ballkanin perëndimor. Maqedonia e veriut dhe Kosova duhet të ndjekin hapat dhe t’i bashkëngjiten përkushtimit të Shqipërisë dhe të Malit të Zi për tu integruar në Bashkimin Evropian me angazhim konkret në tejkalimin e sfidave para nesh.  Në këto kohëra dhe rrethana të vështira për kontinentin tonë dhe për botën, rruga jonë evropiane dhe rreshtimi me Bashkimin Evropian është përcaktimi më i sigurt për kombet tona dhe për rajonin”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i televizionit në Radiotelevizionin e Kosovës, Rilind Gërvalla, ka…