Haradinaj: 15 vjet më parë, GjND-ja legjitimoi përpjekjet tona historike

22 korrik 2025 | 12:40

Kryetari AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Vendimi i 22 Korrikut 2010 nga GJND është një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e shtetformimit dhe shtetndërtimit të Kosovë

Haradinaj ka theksuar se 15 vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë legjitimoi përpjekjet tona historike, të drejtën tonë për shtet.

“ Ai vulosi drejtësinë ndërkombëtare mbi idealin tonë të lirisë, të jetësuar më 17 Shkurt 2008. Rruga deri këtu ka qenë e gjatë, e vështirë dhe e mbushur me sakrifica ndër breza. Por Kosova ka qëndruar falë përkushtimit të popullit të saj për liri, drejtësi dhe demokraci”.

“Rreshtimi kah vlerat perëndimore dhe orientimi ynë euro-atlantik duhet të jetë synimi ynë i pakompromis. Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-në, është rruga e vetme për realizimin e synimeve tona si shtet”, shkruan Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, ka reaguar për bllokadën politike në…