Haradinaj: 26 vjet më parë, Istogu hyri në epokën e lirisë

20 qershor 2025 | 15:26

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se 26 vjet më parë, Istogu hyri në epokën e lirisë.

Ai ka deklaruar se luftëtarët e Brigadës 133 “Adrian Krasniqi” luftuan me trimëri për të përmbysur robërinë dhe për të hapur rrugën e lirisë.

Ai ka njoftuar se sot është përuruar edhe Kompleksi Memorial i Dëshmorëve të Komunës së Istogut, ku para pak ditësh është bërë rivarrimi i dëshmorëve, të cilët tani prehen të bashkuar, ashtu siç e meriton sakrifica e tyre.

“Më 20 qershor 1999, u përmbyll largimi i forcave policore dhe ushtarake të regjimit të Millosheviqit nga Kosova, një kapitull i dhunshëm që përfundoi me humbje dhe turp për ta. Sot, krenaria dhe dhimbja bashkohen në përurimin e Kompleksit Memorial të Dëshmorëve të Komunës së Istogut, ku para pak ditësh u bë edhe rivarrimi i Dëshmorëve të rënë, për t’u prehur të bashkuar, siç e meriton sakrifica e tyre”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

I njëjti ka pohuar se në këtë ditë të madhe kujtojnë me mirënjohje ndihmën jetike të aleatëve strategjikë, ShBA-së dhe NATO-s, që qëndruan pranë në ditët më vendimtare të ekzistencës.

“Përgjithmonë në kujtesën tonë historike do të jetojnë heronjtë, dëshmorët dhe martirët e kombit”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani, në Ditën Botërore të Refugjatëve, ka thënë…