Haradinaj: AAK-ja do të jetë ndryshimi në shumë komuna të Kosovës

07 prill 2021 | 16:04

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka takuar sot kandidatët për deputetë, të cilët nuk arritën të bëhen pjesë e Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai ka thënë se këto personalitete do të jenë pjesë e rëndësishme e kësaj partie në zhvillimet e ardhshme politike në vend, sidomos për zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Oferta programore por edhe lista që iu kemi ofruar qytetarëve për zgjedhjet e 14 shkurtit, ishin tregues të seriozitetit me të cilin ne i qasemi trajtimit të problemeve të qytetarëve. Sot kam filluar konsultimet me kandidatët tonë, që edhe pse nuk arritën të bëhen pjesë e Kuvendit të Kosovës, do të jenë pjesë e rëndësishme e organizatës tonë të përbashkët dhe zhvillimeve politike në vend. Për zgjedhjet e ardhshme komunale, ne do të jemi ndryshimi që kërkojnë qytetarët në shumë komuna të Kosovës. Kjo fal seriozitetit me të cilin ne qeverisim në shumë komuna dhe përkushtimit të vazhdueshëm për qytetarët”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova ka rënë tri vende më poshtë në renditjen botërore…