Haradinaj: AAK-ja ka dyfishim të trupit të vet elektoral

13 maj 2023 | 16:50

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar se është evidente që AAK-ja po kthehet në adresë politike për shumë qytetarë.

Ai ka thënë se organizimet e brendshme, mobilizimi në diasporë, qeverisja me duar të pastra e Aleancës në pesë komuna të rëndësishme të vendit si dhe kursi i tyre politik në mbrojtje të interesave të shtetit e të qytetarit, tashmë po i japin rezultatet e veta.

“Sipas sondazheve kredibile Aleanca qysh sot ka dyfishim të trupit të vet elektoral, e me tendencë të rritjes së mëtutjeshme. Kjo rritje eksponenciale e Aleancës duket që nuk po u pëlqen kundërshtarëve politikë, prandaj veç po paralajmërohet lufta e radhës me sondazhe”.

“Aleanca do të vazhdojë me konsistencë dhe e palëkundur në kursin e vet politik dhe asnjëherë nuk do të bëjë kalkulime për kurrfarë interesash të ngushta e afatshkurtëra. Aleati i vetëm i yni do të jeni ju, qytetarët e Kosovës, dhe prandaj për asnjë çmim nuk do t’i bëjmë lak kësaj rruge!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është gjetur i vdekur sot në afërsi të…