Haradinaj darkon me studentët e Prishtinës që aderuan në AAK nga Kreshnik Smajlaj

21 dhjetor 2025 | 23:40

Kryetari i AAK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka takuar sot studentë dhe të rinj të anëtarësuar së fundi në AAK, në një takim të organizuar nga Kreshnik Smajlaj.


“Cila rini në Evropë ka kaq shumë ëndrra, guxim dhe vizion sa e jona? Rinia jonë është më e mira në Evropë, për këtë nuk ka dilemë, por shpesh ëndrrat e saj hasin në mungesë mundësish, dhe këtu duhet të jetë mbështetja jonë”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”

Ai ka thënë se ishte një bashkëbisedim i hapur me ide, perspektiva dhe energji pozitive.

“Ky takim dëshmon qartë se Aleanca po rritet dhe po forcohet, veçanërisht me energjinë dhe angazhimin e brezit të ri”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka…