Haradinaj: Abedin Rexhën e kujtoj si një luftëtar të madh dhe të pathyeshëm

08 tetor 2025 | 15:46

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar në 27-vjetorin e vrasjes komandant Abedin Rexhën, i njohur me nofkën “Sandokani”.

Në një postim në “Facebook”, Haradinaj ka pohuar se me “Sandokanin” ishin bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën kur kishte rënë Luan Haradinaj, vëllai të parit të AAK-së dhe ishte plagosur Rafet Rama.

“E kujtoj si një luftëtar të madh e të pathyeshëm, dhe njëri prej emrave të mëdhenj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! I paharruar kujtimi për të!”, ka shkruar  Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka vizituar sot…