Haradinaj: Afrim Zhitia, Fahri e Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani ndryshuan rrjedhën e historisë së Kosovës

23 nëntor 2019 | 11:44

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në nderim të heronjve Afrim Zhitia, Fahri e Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani, me rastin e rivarrimit të tyre në varrezat e dëshmorëve në Velani.

Haradinaj ka thënë se Afrim Zhitia, Fahri e Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani ishin patriotë dhe guximtarë të pashoq që ndryshuan rrjedhën e historisë së Kosovës.

“Kombi ynë sot, dhe përgjithmonë, me pietet do ta çmojë dhe lartësojë madhështinë e veprës së tyre!”, ka deklaruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
ShKA “Agimi” shënon 75 vjetorin e themelimit, 75 vjet të…