
Haradinaj akuzon Abdixhikun: Është bërë shkaktar që opozita të mos jetë e bashkuar
28 gusht 2025
| 15:23
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka adresuar kritika sërish për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe kryetarin e saj, Lumir Abdixhiku, i cili sipas tij po vendnumëron dhe se është bërë shkaktar që opozita të mos jetë e bashkuar.
“Nuk ka fajësi Aleanca, me numrin e votave që ka i ka kryer detyrat e veta. I është drejtuar gjykatës dhe ka marrë veprimet e veta. Kanë fajësi ata që po vendnumërojnë dhe ata që janë bërë shkaktar që opozita të mos jetë e bashkuar dhe mos të kenë një shumicë të vetën”, ka thënë Haradinaj.