Haradinaj: Aleanca me NATO-n është qenësore, hisedarët e shtetësisë së Kosovës s’mund të anashkalohen

30 korrik 2025 | 12:55

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se aleanca me NATO-n në krye me ShBA-në është qenësore për Kosovën.

Haradinaj duke iu referuar, dërgimit të FSK-së në Ujman, për të gjetur trupin e një 33-vjeçari, ka thënë se vendimet e marra në koordinim me aleatët janë pashmangshëm në favor të shtetit tonë sovran dhe të ardhmes.

“Hisedarët e shtetësisë së Kosovës s’mund të anashkalohen, i jemi përjetësisht falënderues NATO-s dhe trupave të tyre të KFOR-it për angazhimin e vazhdueshëm në ngritjen e cilësisë dhe kapaciteteve tona ushtarake të FSK-së”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi kolumbian, Luis Diaz ndihet i lumtur pasi kompletoi transferimin…