Haradinaj, Apostolovës: Kosova ka përfunduar kriteret për liberalizimin e vizave

22 janar 2020 | 13:47

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, me të cilën ka biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend dhe vazhdimin e partneritetit në projektet e përbashkëta.

Në këtë takim, Haradinaj ka theksuar se institucionet e vendit janë të përkushtuara për të vazhduar obligimet kontraktuale sipas MSA-së, në të gjitha etapat e funksionimit.

“Kosova ka përfunduar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, fakt ky që i mbetet BE-së të vendos në të drejtën tonë për lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë”, ka thënë Haradinaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
RAMË BASHOTA PRAPA GRILAVE (Kujtesë e vitit ’81) Merimangë të…