
Haradinaj: Ardian Gjini fiton pa balotazh
11 tetor 2025
| 19:53
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në tubimin përmbyllës zgjedhor të AAK-së në Gjakovë, ka thënë se Ardian Gjini do të fitojë pa balotazh.
“Gjakova, aty ku sot e mbyllim fushatën zgjedhore, vulosi fitoren e Ardian Gjinit pa balotazh. Mbështetja e jashtëzakonshme për Aleancën, e dëshmuar në çdo qytet gjatë kësaj fushate, është garancia e fitores sonë, në komunat ku tashmë qeverisim dhe në ato ku do të zgjerojmë hartën e qeverisjes. Nesër, më 12 tetor, vota për Aleancën është votë për Gjakovën që bën Dritë dhe për secilën komunë të Kosovës!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.