Haradinaj argumenton pse data 21 dhjetor ishte më e përshtatshme për zgjedhje
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka caktuar 28 dhjetorin si datën se kur do të duhet zgjedhjet e jashtëzakonshme.
PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja dhe NISMA, preferuan 21 dhjetorin si datë kurse Lëvizja Vetëvendosje dhe Guxo, 28-shin.
Por, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradnaj, arsyetoi datë 21 se pse është më e përshtatshme për t’u mbajtur zgjedhjet.
“Është ende para Krishtlindjeve, dihet që një numër i mekanizmave ndërkombëtarë ende janë në punë, është vikendi i fundit dhe me datën 22 munden me udhëtu me nxanë vazhdimin e pushimit të tyre. Kemi nevojë për një lloj vlerësimi nga të gjitha anët. Po ashtu ka edhe përparësinë e ardhjes të mërgimtarëve kjo datë, pushimet dimërore fillojnë prej datës 18”, deklaroi Haradinaj në Rubikon të Klan Kosovës.



