Haradinaj: Bashkëndiej me familjarët e dhjetë udhëtarëve që humbën jetën

25 korrik 2021 | 12:39

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se është i tronditur nga ngjarja e sotme tragjike në Kroaci, pas aksidentit që pësoi autobusi që po vinte nga Gjermania në Kosovë, ku humbën jetën dhjetë bashkatdhetarë dhe dhjetëra të tjerë u lënduan.

“Bashkëndjej me familjarët e dhjetë udhëtarëve që humbën jetën dhe lutemi për shërimin e shpejtë të të lënduarve. Falënderoj organet e shtetit kroat, e në veçanti kryeministrin z. Andrej Plenkovic për interesimin dhe kujdesin e tij”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident tragjik në të cilin humbën jetën 10 persona…