Haradinaj bën homazhe në nderim të akademik Rexhep Qosja
24 prill 2026
| 10:42
Kuvendi i Kosovës po mban homazhe përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i shoqëruar nga deputetët e grupit parlamentar të kësaj partie, kanë bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së akademik, Rexhep Qosja.
Haradinaj me këtë rast ka shkruar ngushëllimet e tij në Librin e Zisë.



